Pas uljes në Tokë, një astronaut i NASA-s është dërguar në spital për një problem shëndetësor të paidentifikuar – dhe ende nuk dihet shumë për situatën.

Në një përditësim, NASA tha se të katër anëtarët e misionit të Crew-8 të SpaceX nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u dërguan në një institucion mjekësor në Pensacola, Florida në vend që të ktheheshin në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston.

yacht hotel sarande

Por, është e paqartë se cili nga tre astronautët në bordin e kapsulës së Crew Dragon – Matthew Dominick, Michael Barratt dhe Jeanette Epps – u shtrua në spital, sepse NASA po mbron identitetin e tyre, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


Edhe pse nuk dihet se kush u shtrua në spital ose pse ata kishin nevojë për kujdes mjekësor, NASA tha se individi është “në gjendje të qëndrueshme” dhe po qëndron në spitalin Pensacola “si një masë paraprake”.

Përtej kësaj, agjencia tha se nuk do të publikojë asnjë “detaje specifike mbi gjendjen e individit” për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tij mjekësor.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që një astronaut i NASA-s ka pasur një urgjencë mjekësore menjëherë pas kthimit në Tokë.

Siç ilustron debati prej gati dy dekadash, udhëtimi në hapësirë ​​është i vështirë për trupin – dhe mund të ketë disa arsye pse astronauti i NASA-s i cili u kthye kishte nevojë për kujdes mjekësor. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu