Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga samiti i Procesit të Berlinit, ku shfaqet krah kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së jashtme gjermane,
Kreu i qeverisë u prit nga kancelari Olaf Scholz në Kancelarinë Federale kryeministrin Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit e 4 vende të tjera të Ballkanit si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Çfarë po ndodh sot në Berlin
Në Gjermani po mbahet takimi i Procesit të Berlinit i kryesuar nga kancelari Olaf Shcolz, në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të kësaj nisme.
Të pranishëm janë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Në samit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme lidhur me thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në panelin e parë të samitit, kancelari Scholz përgëzon Kosovën për suksesin në “CEFTA” dhe i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kapërcejnë mosmarrëveshjet për të ardhmen e tyre evropiane.
Procesi i Berlinit, i cili u themelua dhjetë vite më parë, ka për qëllim mbështetjen e vendeve të Ballkanin Perëndimor ne rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian./balkanweb