Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve në mbledhjen e dytë, duke përcaktuar nivelet e reja maksimale që do të zbatohen në të gjithë vendin.

Nga ora 12:00 e kësaj të marte, 22 shtator, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë është vendosur në 201 lekë për litër.

Benzina do të shitet me pakicë deri në 193 lekë për litër dhe me shumicë deri në 181 lekë për litër.

Krahasuar me vendimin e mbledhjes së parë të Bordit, nafta ulet me 6 lekë për litër, nga 219 në 213 lekë, ndërsa benzina me 2 lekë, nga 195 në 193 lekë për litër.

Çmimet e reja do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të bëhet një rivlerësim në varësi të lëvizjeve të tregut.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë se zbatimi i çmimeve të përcaktuara është i detyrueshëm. Në rast të konstatimit të shkeljeve parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Bordi i Transparencës u rikthye pas vendimit të qeverisë të 16 shtatorit për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu