Screenshot

Një përplasje fizike mes një shtetasi shqiptar dhe një turisti është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Shkodër–Velipojë.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur një person godet turistin dhe më pas e rrëzon në tokë, ndërsa ky i fundit përpiqet të futet në automjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sipas raportimit të JOQ Albania, në ngjarje janë përfshirë shqiptarë emigrantë në Itali, të cilët kanë zbritur nga automjeti përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë.

Persona të rastit kanë ndërhyrë për të ndalur përplasjen.

Shkaqet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta dhe deri tani nuk ka një version zyrtar nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes apo personat e përfshirë.

Burimi: JOQ Albania

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu