Aston Villa i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare për një trofe europian, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Freiburg në finalen e Europa League.

Finalja e zhvilluar në stadiumin e Besiktasit në Stamboll u dominua totalisht nga skuadra angleze, e cila kontrolloi lojën nga minuta e parë deri në fund.

Aston Villa zbriti në fushë me fanella të bardha, në homazh të ekipit legjendar që fitoi Kupën e Europës në vitin 1982.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery zhbllokoi sfidën me golin e Tielemans në minutën e 41-të, ndërsa Buendia dyfishoi rezultatin në shtesën e pjesës së parë.

Në minutën e 58-të, Morgan Rogers vulosi triumfin me golin e tretë, duke ndezur festën e tifozëve anglezë.

Ky ishte trofeu i pestë në Europa League për Unai Emery, trajnerin që konsiderohet specialist i këtij kompeticioni europian.

Nga ana tjetër, humbja zgjati edhe më shumë pritjen e Freiburg për trofeun e parë madhor në historinë e klubit gjerman.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu