Vijojnë hetimet për tragjedinë në Maldive, ku humbën jetën pesë zhytës italianë gjatë një zhytjeje në një shpellë nënujore në atollet Vaavu. Autopsitë e kryera mbi trupat e viktimave nuk kanë dhënë ende një shkak të qartë të vdekjes, ndërsa ekspertët presin rezultatet toksikologjike për të kuptuar nëse ka pasur probleme me bombolat e oksigjenit apo mungesë ajri gjatë zhytjes.

Mes viktimave janë profesorja e Universitetit të Genovas Monica Montefalcone, vajza e saj Giorgia Sommacal, studiuesja Muriel Oddenino, Federico Gualtieri dhe kapiteni i anijes Gianluca Benedetti. Familjarët dhe avokatët e tyre kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa prokuroria italiane po heton për vrasje nga pakujdesia.

Në qendër të polemikave është vënë edhe Universiteti i Genovas, pasi profilet akademike të disa prej viktimave u hoqën nga faqja zyrtare e universitetit vetëm pak ditë pas tragjedisë. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga familjarët, të cilët e cilësojnë të pakuptimtë dhe mungesë respekti ndaj viktimave.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu kamerat GoPro dhe pajisjet e zhytjes të rikuperuara nga shpella, me shpresën se pamjet do të ndihmojnë në rindërtimin e minutave të fundit të grupit. Sipas ekspertëve finlandezë që realizuan operacionin e rikuperimit, zhytësit mund të jenë humbur në korridoret e ngushta të shpellës dhe të kenë mbetur pa ajër në thellësi mbi 60 metra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu