Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e 21 qershorit pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa shërbimet e Komisariatit Nr. 3 kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe kanë shoqëruar në polici personat e përfshirë.

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga shtetasit me iniciale Z. N. dhe M. P., duke pësuar dëmtime të lehta.

Nga ana tjetër, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë deklaruar se debati ka nisur pasi gazetari u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet gjë që mohohet nga gazetari.

Policia bën me dije se në lidhje me rastin po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e secilës palë në konflikt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu