Tensione janë regjistruar paraditen e së enjtes pranë Parlamentit, ku protestues të mbledhur kundër Reformës Territoriale janë përplasur me forcat e policisë.

Situata është acaruar në zonën e Rrugës së Elbasanit, ndërsa policia ka përdorur spraj për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur të lirë perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit.

Forca të shumta policie ishin vendosur që në orët e mëngjesit përgjatë akseve pranë Parlamentit, për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita.

Tubimi zhvillohet në të njëjtën ditë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe votojë projektin për hartën e re administrativo-territoriale.

Opozita ka kundërshtuar ndryshimet dhe ka paralajmëruar aksion si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Parlamentit.

Kundërshtime ndaj hartës së re janë shfaqur gjatë ditëve të fundit edhe nga përfaqësues dhe banorë të disa bashkive që parashikohet të preken nga ndryshimet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu