
Situatë tensioni mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku është regjistruar një përplasje mes dy kompanive të angazhuara në punimet e aeroportit.
Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues dhe punonjës të njërës prej firmave kanë bllokuar hyrjen e punëtorëve të kompanisë tjetër, duke mos i lejuar të futen në kantier dhe të vijojnë punimet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kompania e penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin në projekt, ndërsa pala tjetër argumenton se hyrja në kantier është e paautorizuar.
Përplasja ka krijuar tension dhe ka sjellë ndërprerje të përkohshme të punimeve në një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit.
Deri tani nuk raportohet për incidente fizike, ndërsa pritet reagim zyrtar nga autoritetet dhe administruesit e projektit për sqarimin e situatës.






