Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “e-Albania 2.0”, duke e cilësuar si një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se platforma e ridizenjuar është ndërtuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar dhe synon të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset.

Sipas kryeministrit, e-Albania 2.0 është ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne performance, duke sjellë një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje.

Një nga risitë kryesore të platformës së re është lehtësimi i përdorimit edhe për personat me aftësi të kufizuara, me synimin për të garantuar shërbime publike digjitale pa barriera dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.

Rama theksoi se modernizimi i platformës është pjesë e strategjisë së transformimit digjital të administratës publike dhe përmirësimit të aksesit online në shërbimet shtetërore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu