Është ndarë nga jeta më 23 prill 2026 shkrimtari dhe akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit kritik shqiptar.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i tij është zhvilluar në një ceremoni të thjeshtë, vetëm në praninë e rrethit të ngushtë familjar, në përputhje me dëshirën e vetë të ndjerit. Me vullnetin e tij, nuk do të organizohen homazhe publike dhe familja nuk do të marrë pjesë në aktivitete institucionale, duke kërkuar respektimin e privatësisë në këtë moment zie.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta, Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të tij.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi dhe gjatë jetës së tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë, studimet albanologjike dhe debatin publik shqiptar. Ai kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë, ndërsa ato pasuniversitare në Beograd, për t’u bërë më pas pjesë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku zhvilloi një karrierë të gjatë akademike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu