
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Irani ka sekuestruar dy anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike për transportin global të naftës. Ky zhvillim vjen në mes të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pas sulmeve të fundit që kanë tronditur rajonin.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka një afat për përfundimin e luftës, por paralajmëron se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin, bombardimet mund të rifillojnë. Ndërkohë, bllokada detare ndaj Iranit vijon, duke rritur presionin ekonomik mbi vendin.
Në sfond, negociatat mes palëve po zhvillohen në Pakistan, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme. Kontrolli mbi Hormuzin rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet globale, me çmimet e naftës që tashmë kanë nisur të rriten.






