Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një aksion kontrolli në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, pas denoncimeve të qytetarëve për ndotje mjedisore të shkaktuar nga aktivitetet industriale.

Gjatë inspektimeve në subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e fraksionimit dhe përpunimit të inerteve, inspektorët konstatuan shkelje të kushteve të përcaktuara në lejet mjedisore.

Për këto shkelje, IKMT ka vendosur masa administrative ndaj pesë bizneseve, duke përfshirë gjoba dhe pezullim të aktivitetit.

Sipas IKMT-së, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik, me synimin për të garantuar respektimin e standardeve mjedisore dhe mbrojtjen e territorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu