Një ditë pas protestës së mijëra studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ministri i Drejtësisë i North Macedonia, Igor Fillkov.

Fillkov e cilësoi protestën si të dhunshme dhe deklaroi se gjuha maqedonase është “obligim kushtetues” dhe jo pengesë për studentët shqiptarë.

“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor”, deklaroi ministri maqedonas.

Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog institucional, por nuk do të lejojë, sipas tij, “devalvimin e sistemit juridik dhe varrosjen e rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë”.

“Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, u shpreh Fillkov.

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup u mbajt me kërkesën që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke argumentuar se kjo është një e drejtë themelore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu