Shqipëria ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje që u kthye në ankth në minutat e fundit.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Kristjan Asllanin, por San Marino arriti të barazojë në pjesën e dytë dhe ta vendosë Kombëtaren nën presion.

Me rezultatin 1-1, fundi i takimit u bë tepër i tensionuar. Shqipëria shtyu përpara në kërkim të golit të fitores, ndërsa San Marino u mbrojt me forca të shumta për të ruajtur barazimin.

Zgjidhja erdhi në minutën e 90-të, kur kuqezinjtë fituan një penallti dhe u shndërrua në gol sërish nga Asllani për rezultatin 2-1 duke e ngjitur Shqipërinë në krye të grupit.

Minutat shtesë u luajtën me tension të lartë, me Shqipërinë që kërkoi të administronte avantazhin dhe San Marinon që tentoi deri në fund të gjente një tjetër barazim.

Vërshëllima përfundimtare vulosi fitoren 2-1 të Kombëtares, tri pikë të marra me shumë më tepër vuajtje nga sa pritej përballë San Marinos.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu