
Shqipëria po njeh një tjetër “boom” turistik. Muaji prill 2026 ka shënuar rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj që kanë hyrë në vend, ose 8.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili publikoi statistikat më të fundit mbi ecurinë e sektorit të turizmit, duke theksuar rritjen e ndjeshme të interesit nga Europa dhe Amerika e Veriut për Shqipërinë.
Sipas të dhënave zyrtare, rritjet më të forta të turistëve janë regjistruar nga:
- Lituania +266.1%
- Danimarka +265.4%
- Polonia +81.1%
- Spanja +52.5%
- Kanadaja +37.3%
- SHBA +28.7%
- Belgjika +25%
- Franca +22.8%
- Italia +20%
- Mbretëria e Bashkuar +11.2%
Në reagimin e tij, Rama theksoi se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë falë natyrës, bregdetit, kulturës dhe mikpritjes shqiptare, duke u kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara në rajon dhe Europë.



