
Dy ora dore me mbishkrimin “Rolex” dhe 351 cigare puro janë sekuestruar në Portin e Durrësit, pasi po tentohej të futeshin në Shqipëri pa u deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti nga strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Brenda mjetit u gjetën dy orët, si dhe 351 cigare puro të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti.
Mallrat nuk ishin deklaruar sipas procedurave doganore dhe për këtë arsye u sekuestruan.
Dogana Shqiptare bëri të ditur se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e rasteve të mosdeklarimit të mallrave dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.






