
Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi dhe batuta disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare gjatë një interviste me botuesin e “Koha Jonë”, Nikollë Lesi.
I pyetur të përshkruante me pak fjalë emra të njohur të gazetarisë, Rama përdori etiketime ironike dhe thumbuese.
Për Blendi Fevziun, kryeministri tha vetëm një fjalë: “Udhëtar”.
Ndërsa për Ylli Rakipin u shpreh shkurt: “Muhabetqar”.
Mero Bazen e cilësoi “Sqepar”, ndërsa për Arjan Çanin përdori termin “Thashethemeqar”.
Një nga komentet më të forta iu rezervua Andi Bushatit.
“Ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”, deklaroi Rama.
Në bisedë u përmendën edhe Grida Duma dhe Erla Mëhilli, për të cilat Rama tha se janë “dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e kishte “kushërirë të largët”.
Për Frrok Çupin, kryeministri u mjaftua me një përkufizim të shkurtër: “Mirditor”.
Ndërkohë, për Anila Bashën, Rama tha se kishte respekt për të si “person luftarak” që përpiqet të mbijetojë në një media që e cilësoi si “xhungël”.
Por ironia më e fortë erdhi për gazetarin Çim Peka.
“Po të ishte në kohën e ‘Kohës tonë’, do ishte një nga ata të makinës së bardhë… do e mbanin për shofer”, tha Rama.
Më pas ai shtoi batutën që po qarkullon gjerësisht në rrjet:
“Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.”






