
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka rrëfyer në rrjetet sociale vetminë që ndien gjatë orëve të gjata të punës në rezidencën zyrtare.
Ajo tregoi se një ditë pa një buburrec, por nuk mundi ta vriste për shkak të besimit të saj se çdo jetë mund të jetë pjesë e ciklit të rimishërimit. Takaichi shpresoi se insekti do të largohej vetë, derisa sekretarët ndërhynë dhe e eliminuan problemin.
“U ndjeva e lehtësuar, por edhe pak e vetmuar apo e trishtuar”, shkroi ajo. Kryeministrja 65-vjeçare njihet për oraret e zgjatura, punën gjatë fundjavave dhe faktin se shpesh fle vetëm tri orë në natë.






