Kryeministri Edi Rama udhëton sot, më 13 korrik, në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, samiti do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim, sipas AMI-së, riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Një ditë më pas, më 14 korrik, me ftesë të Presidentit Macron, kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu