Screenshot

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë në kuadër të “Paketës së Maleve”. Sipas tij, përfituesja është familja Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e saj në tokën e të parëve dhe të rikthehet për të jetuar e investuar në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Paketën e Maleve si një nismë që u jep trashëgimtarëve mundësinë, tashmë të garantuar me ligj, për të rilindur shtëpitë e vjetra të të parëve dhe për t’i zhvilluar pronat e trashëguara përmes agroturizmit, bujqësisë, blegtorisë apo agropërpunimit.

Sipas kryeministrit, kjo paketë synon të nxisë rikthimin e familjeve në zonat malore, zhvillimin ekonomik të tyre dhe ruajtjen e trashëgimisë së këtyre zonave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu