Surpriza dhe emra të rinj në Kombëtare, mungon Ernest Muçi

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e Kombëtares shqiptare për grumbullimin e radhës, ku për herë të parë skuadra do të drejtohet nga trajneri i ri, Rolando Maran.

Në listën e kuqezinjve nuk mungojnë surprizat dhe emrat e rinj, pasi trajneri italian ka vendosur të thërrasë futbollistë si Qirko, Hadroj, Hasa dhe Shpendi.

Nga ana tjetër, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mungesa e Ernest Muçit, një prej emrave më të rëndësishëm të viteve të fundit në Kombëtare.

Publikimi i listës ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tifozët po komentojnë zgjedhjet e para të Maran në drejtimin e Shqipërisë.

Trajneri italian pritet të nisë një fazë të re te kuqezinjtë, me synimin për të rinovuar skuadrën dhe për të ndërtuar grupin për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu