Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sotme, e cila sipas tij, pasqyron një realitet ku tashmë kanë mbetur vetëm disa individë, pasi qytetarët që protestuan për pelikanët, mbrojtjen e mjedist janë larguar.

Balla shprehet se fotografia nuk është tallje me protestën, por e kundërta, duke theksuar se respekton maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar dhe se ata kishin të drejtë të dëgjoheshin.

“Unë i respektoj maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Ata kishin të drejtë të dëgjohen. Që nga shqetësimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit. Ata kërkojnë dëgjimin dhe reflektimin tonë”, shkruan Balla.

Ndër të tjera, Balla thekson se sot ata qytetarë nuk janë më aty dhe se fotografia, sipas tij, tregon se kanë mbetur “sorrat”. Ai nënvizon gjithashtu se protestuesit meritojnë dialog dhe hapa për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.
“Sot aty kanë mbetur sorrat. Kurse ata flamingot meritojnë dialogun dhe hapat për zgjidhjen e shqetësimeve dhe shërimin e zemëratës”, shkruan Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu