
Meredith O’Rourke është kthyer në një nga njerëzit më të rëndësishëm në rrethin e ngushtë të Donald Trump, aq sa presidenti amerikan e quan me nofkën “Princesha e errësirës”.
Sipas medias italiane La Repubblica, O’Rourke është personi që drejton mbledhjen e fondeve për Trumpin, duke u konsideruar një “makineri lufte” në sigurimin e donacioneve nga biznesmenë dhe kompani të mëdha.
Raporti tregon se Trump identifikon donatorët dhe shumat që dëshiron të sigurojë, ndërsa O’Rourke merret me negociatat dhe bindjen e tyre për të kontribuar.
Falë këtij mekanizmi, gjiganti japonez SoftBank ka dhuruar 50 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të Trumpit, ndërsa Apple ka kontribuar me 25 milionë dollarë për ndërtimin e sallës së re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë.
Meredith O’Rourke konsiderohet një nga figurat më me ndikim në prapaskenat financiare të administratës Trump, edhe pse emri i saj mbetet pak i njohur për publikun. Ajo luan një rol kyç në sigurimin e fondeve që mbështesin projektet dhe iniciativat e presidentit amerikan.






