Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve lundruese Jet Ski në liqenin e Kukësit.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15. Shtetasi E. T., 29 vjeç, po drejtonte një Jet Ski, në të cilin udhëtonte edhe shtetasi E. P., 46 vjeç.

Mjeti i tyre u përplas aksidentalisht me një tjetër Jet Ski të drejtuar nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg për të ankoruar mjetin lundrues.

Nga përplasja u dëmtuan lehtë 29-vjeçari E. T. dhe pasagjeri i tij 46-vjeçar. Të dy u dërguan në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia procedoi penalisht 29-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Të dyja mjetet lundruese u sekuestruan si prova materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu