Protestuesit kanë dorëzuar këtë të mërkurë në ambientet e SPAK librin “Albanian Files”, duke kërkuar nisjen e hetimeve për projektet e përfshira në të dhe për rolin e kryeministrit Edi Rama.

 

Dy përfaqësues të grupit organizator hynë në Prokurorinë e Posaçme dhe dorëzuan librin, ndërsa jashtë godinës u lexua një deklaratë ku kërkohet kryerja e veprimeve hetimore lidhur me projektet e miratuara nga qeveria.

 

Sipas organizatorëve të protestës, ekzistojnë dyshime për konflikt interesi në disa prej projekteve të miratuara. Ata pretendojnë se ndryshimet ligjore, veçanërisht ato që lidhen me investimet në zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, janë bërë për të favorizuar interesa të caktuara.

 

Protestuesit njoftuan gjithashtu se po përgatisin një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave të tjerë që, sipas tyre, lidhen me këto çështje.

 

Prej më shumë se një muaji, protestat para Kryeministrisë vijojnë me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, kundërshtimin e investimit në Zvërnec dhe denoncimin e çështjeve të tjera që organizatorët i konsiderojnë me interes publik.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu