
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Shkak për kallëzimin është bërë vendimi për transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Sipas BalkanWeb, kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca.
Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në kundërshtim me ligjin dhe kërkon që prokuroria të hetojë përgjegjësinë e drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve për këtë vendim.
Tashmë i takon organit të akuzës të shqyrtojë kallëzimin dhe të vlerësojë nëse ka elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.






