
Papa Leo XIV ka lëshuar kritika të forta ndaj liderëve botërorë, duke deklaruar se bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh” dhe duke dënuar shpenzimet miliarda për luftëra.
Gjatë një vizite në Kamerun, Papa theksoi se ekziston një cikël i pafund destabilizimi dhe vdekjeje, duke akuzuar drejtuesit që përdorin fenë për interesa ushtarake, ekonomike dhe politike. Ai bëri thirrje për një ndryshim të menjëhershëm kursi dhe promovimin e paqes.
Deklaratat e tij vijnë në një moment përplasjeje të hapur me presidentin amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar publikisht Papën, duke e cilësuar si “shumë liberal” dhe të dobët në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Nga ana tjetër, Papa ka dënuar vazhdimisht luftën në Lindjen e Mesme, duke e quajtur dhunën “absurde dhe çnjerëzore” dhe duke theksuar se miliarda dollarë shpenzohen për shkatërrim, ndërsa mungojnë fondet për edukim dhe shërim.
Përplasja mes dy figurave ka nxitur reagime ndërkombëtare, ndërsa disa liderë europianë kanë dalë në mbështetje të mesazhit të Papës për paqe dhe dialogun.



