Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore kundër dhunës në protesta, të prezantuar këtë të diel nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kreu i opozitës deklaroi se masat e paralajmëruara nuk do ta ndalin revoltën studentore dhe se Partia Demokratike do të vijojë mbështetjen e saj për protestuesit.

Berisha e cilësoi paketën një përpjekje për të kufizuar liritë e qytetarëve, ndërsa akuzoi kryeministrin se po rikthen praktikat represive të regjimit komunist.

“Riktheu ligjin agjitacion-propagandë”, deklaroi Berisha, duke kundërshtuar veçanërisht gjobat e rënda, regjistrin elektronik të personave nën hetim dhe kufizimet e mundshme për daljen jashtë vendit.

“Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s’do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra”, u shpreh kryedemokrati.

Kreu i opozitës paralajmëroi se PD nuk do të tërhiqet nga objektivi për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“S’ka ligj as forcë në botë që do mund të pengojë Partinë Demokratike për të përmbushur misionin e saj, largimin e tij, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira e të ndershme”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi protestën e 24 tetorit një moment të rëndësishëm të lëvizjes studentore, duke pretenduar se të rinjtë kishin treguar se nuk mund të ndaleshin nga ndërhyrjet e policisë.

“Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata”, tha Berisha.

Sipas tij, protesta e studentëve është ndër lëvizjet më të rëndësishme që nga viti 1990, pasi të rinjtë po kërkojnë mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri dhe për të frenuar emigracionin.

Berisha u ndal edhe te plagosjet e raportuara gjatë protestës së së shtunës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim joproporcional të forcës.

Ai përmendi rastin e 28-vjeçarit nga Elbasani, Erion Vishkulli, për të cilin pretendoi se është qëlluar në sy pa ushtruar dhunë.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se Antuen Milaj, 31 vjeç, ishte plagosur në bark me plumb gome dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Në listën e personave që, sipas tij, kanë pësuar dhunë gjatë protestës, Berisha përmendi edhe Lorenc Bezanin, Hivzi Bushatin dhe deputetin Gjin Gjoni.

Ai ngriti shqetësime edhe për lëndimin e gazetarëve që po mbulonin protestat, duke përmendur Klevin Mukën, Fatime Almusën, Jolanda Pekën, Ardit Hoxhën dhe Freard Ristën.

Pretendimet e Berishës për rrethanat e këtyre plagosjeve dhe përgjegjësinë e efektivëve kërkojnë verifikim nga autoritetet kompetente.

Një tjetër pjesë e reagimit të kryedemokratit iu kushtua regjistrit elektronik të paralajmëruar nga qeveria, i cili do të përmbajë të dhënat e personave të referuar ose nën hetim për vepra kundër rendit dhe sigurisë publike.

Berisha kundërshtoi mundësinë që ky regjistër të përdoret për kufizimin e daljes jashtë vendit në rastet e parashikuara nga ligji, duke e cilësuar nismën një kërcënim ndaj lirive individuale.

Ai kritikoi gjithashtu propozimin që prindërit ose kujdestarët të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga të miturit gjatë protestave të dhunshme.

Në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve, kreu i PD-së deklaroi se strukturat policore “Shqiponja” dhe RENEA do të përballen me masa të forta nëse demokratët rikthehen në pushtet, ndërsa efektivët që kanë shkelur ligjin, sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi individuale.

Berisha konfirmoi gjithashtu se të rinjtë e Partisë Demokratike kanë qenë pjesë aktive e protestave që në fillim dhe se mbështetja politike e

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu