Italia dhe Ukraina po shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të përbashkët të dronëve, pas një takimi në Romë mes kryeministres Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë vizitës, Zelensky prezantoi të ashtuquajturin “Drone Deal”, një marrëveshje që synon shkëmbimin e ekspertizës ushtarake të Ukrainës me industrinë e mbrojtjes së vendeve aleate, në këmbim të sistemeve që Kievi nuk prodhon, si raketat Patriot.

Ukraina konsiderohet sot ndër vendet më të avancuara në zhvillimin e dronëve, duke prodhuar qindra mijëra njësi në muaj, si dhe duke zhvilluar teknologji për zbulimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore armike.

Nga ana e saj, Meloni konfirmoi interesin e Italisë për një bashkëpunim të tillë, me mundësinë e përfshirjes së gjigantit të mbrojtjes Leonardo në një projekt të përbashkët prodhimi.

Detajet konkrete të marrëveshjes mbeten për t’u përcaktuar në javët në vijim, ndërsa bashkëpunimi shihet si një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe industriale mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu