Politikani i njohur nga Afrika e Jugut, Julius Malema, është dënuar me 5 vite burg pas një vendimi gjykate për akuza që lidhen me armë zjarri, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij politike.

Lideri i partisë së majtë Economic Freedom Fighters u shpall fajtor për një incident të vitit 2018, ku kishte qëlluar me armë automatike në ajër gjatë një tubimi politik.

Sipas ligjit në Afrikën e Jugut, një dënim mbi 12 muaj pa mundësi gjobe e ndalon një person të mbajë mandat parlamentar, çka mund të çojë në largimin e Malemës nga Kuvendi.

Gjykatësja theksoi gjatë shpalljes së vendimit se Malema duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, duke pasur parasysh rolin publik dhe politik që mban.

Ndërkohë, vetë Malema ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin, ndërsa mbështetësit e tij e kanë cilësuar procesin si politikisht të motivuar. Prokuroria, nga ana tjetër, ka këmbëngulur se vendimi është marrë mbi bazën e ligjit dhe pa ndikime politike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu