Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka refuzuar të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pavarësisht deklaratave të mëparshme nga presidenti amerikan Donald Trump se një kontakt mes liderëve ishte i afërt.

Sipas zyrtarëve libanezë, vendi nuk është gati për një hap të tillë dhe nuk do të angazhohet në negociata pa një armëpushim paraprak mes Izraelit dhe Hezbollah.

Ndërkohë, kabineti i sigurisë në Izrael ka diskutuar mundësinë e një armëpushimi, ndërsa operacionet ushtarake kundër Hezbollahut vazhdojnë. Konflikti ka shkaktuar mbi 2,100 viktima dhe ka detyruar mbi 1.2 milionë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Paralelisht, po shtohen përpjekjet diplomatike për dialog mes SHBA-së dhe Iranit, me sinjale optimizmi nga Shtëpia e Bardhë për një marrëveshje të mundshme, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu