
Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti gjatë “Tubimit të Bashkimit”, duke e akuzuar se po e mban vendin në krizë të vazhdueshme politike dhe po kërcënon me zgjedhje të parakohshme.
“Në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, deklaroi Osmani mes brohoritjeve të mbështetësve.
Sipas saj, qytetarëve iu mohua vullneti politik vetëm për interesa personale dhe për eliminimin e saj nga skena politike.
“Sot po flasim për zgjedhje të panevojshme dhe për refuzimin e 51% të popullit vetëm për të eliminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.
Deklaratat e saj konsiderohen si një përplasje e drejtpërdrejtë politike me Kurtin, në një moment kur tensionet për zgjedhje të reja dhe stabilitetin institucional janë rikthyer në qendër të debatit politik në Kosovë.
ç






