Është rënduar bilanci i sulmit të fuqishëm ndaj një kompleksi policor në veriperëndim të Pakistanit. Numri i viktimave ka arritur në të paktën 31, sipas një zyrtari të policisë të cituar nga AFP, ndërsa forcat pakistaneze i dhanë fund pas rreth 20 orësh përplasjes me militantët e armatosur.

Sulmi nisi kur një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksploziv pranë një xhamie brenda kompleksit policor në Kohat. Më pas persona të armatosur hynë në kompleks dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Zona strehon edhe struktura të policisë dhe njësive kundër terrorizmit. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu