
Polonia ka aktivizuar mëngjesin e kësaj të shtune avionët e saj ushtarakë dhe ka vendosur në gatishmëri sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët, ndërsa Rusia po kryen sulme ndaj objektivave në Ukrainë.
Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake tha se masat janë parandaluese dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, veçanërisht të zonave pranë kufirit me Ukrainën. Aktivizimi i forcave polake vjen mes shqetësimeve në rritje për mundësinë që dronët ose raketat e përdorura në luftë të afrohen apo të depërtojnë në territorin e një vendi të NATO-s.






