Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Portin e Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, 49-vjeçari me iniciale N. M., banues në Berat, duke drejtuar një kamion në sheshin para skanerit, dyshohet se ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Viktima ishte duke lëvizur në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij, në mënyrë që të hynte në skaner, kur u godit nga mjeti.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu