
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vite burg.
Rama ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të gjatë. Në rrjetet sociale ai ka publikuar një imazh ku harta e Europës shfaqet e rrethuar me tela me gjemba, ndërsa në qendër, me shkronja të mëdha të kuqe, shkruhet vetëm:
“MARRE”
“Marre” është formë karakteristike e gegërishtes dhe përdoret shumë në Kosovë, me kuptimin “turp”.
Pra Rama nuk ka shkruar “marrë”, por “MARRE” = “TURP”. Në këtë kontekst është një zgjedhje e qëllimshme gjuhësore, që e afron mesazhin me të folmen e Kosovës.
Mesazhi vjen pas shpalljes së Thaçit fajtor për katër akuza për krime lufte dhe dënimit të njësuar me 25 vite burg.
Rama ka mbajtur edhe më herët një qëndrim kritik ndaj procesit në Hagë dhe ka dalë publikisht në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi edhe pamje nga “Marshi për Liri” në Prishtinë me mesazhin “Liria ka emër”.





