Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar detaje nga marrëdhënia personale me ish-presidentin Ilir Meta, duke deklaruar se largimi i tij nga banesa erdhi pas përplasjeve familjare.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi u shpreh se Meta u largua pasi ajo kishte kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit, duke shtuar se më pas situata mes tyre u përkeqësua.

Sipas saj, marrëdhënia me Metën sot është vetëm në plan formal, duke e konsideruar si ish-koleg dhe babain e fëmijëve të saj, ndërsa theksoi se nuk ka më interes për raport personal me të.

Kryemadhi pretendoi se gjatë kësaj periudhe është ndjerë e paragjykuar dhe e përdorur, ndërsa shtoi se përplasjet familjare nuk kanë lidhje me vendimet politike të secilit.

Në të njëjtën intervistë, ajo hodhi akuza ndaj SPAK, duke pretenduar se pjesa më e madhe e dosjes ndaj saj mbështetet në raportime mediatike dhe jo në prova konkrete.

Kryemadhi vuri në pikëpyetje akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke kërkuar transparencë në procesin gjyqësor dhe transmetim publik të seancave, ndërsa shtoi se nuk pranon asnjë nga akuzat e ngritura ndaj saj.

Ajo gjithashtu deklaroi se nëse nuk do të ishte çështja penale, marrëdhënia mes saj dhe Metës mund të kishte vijuar normalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu