Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj maxhorancës nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës plenare të kësaj të hëne, ku u diskutuan problematikat e qytetarëve.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi deputetët e Partisë Socialiste se janë “Ballukëzuar”, duke i lidhur me çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën ai pretendon se përfaqëson simbolin e abuzimit dhe korrupsionit shtetëror.

Sipas tij, qeveria jo vetëm që ka lejuar korrupsionin, por edhe mbron personat e përfshirë në të, ndërsa akuzoi për censurë mediatike dhe përkeqësim të kushteve ekonomike që, sipas tij, po detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi.

Berisha u ndal edhe te situata e fermerëve, duke kritikuar heqjen e subvencioneve për naftën në një kohë rritjeje çmimesh, që sipas tij po çon drejt falimentimit të bujqësisë.

Ai solli në vëmendje edhe reagimet e emigrantëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe mungesë perspektive në vend.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa maxhoranca nuk ka reaguar ende lidhur me akuzat e ngritura nga kreu i opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu