
Presidenti amerikan Donald Trump festoi këtë të diel 80-vjetorin e lindjes, ndërsa urimet nuk munguan nga familjarët, bashkëpunëtorët e afërt dhe liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Një nga mesazhet më të komentuara ishte ai i vajzës së tij, Ivanka Trump, e cila publikoi një fotografi të vjetër me të atin nga koha kur ata punonin së bashku në projekte biznesi.
“Gëzuar ditëlindjen njeriut që më mësoi të mendoj pa kufij dhe të mos heq dorë kurrë nga ëndrrat e mëdha. Të dua”, shkroi Ivanka në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Urime për presidentin amerikan përcollën edhe figura të njohura të administratës së tij, senatorë republikanë dhe personalitete të jetës publike në SHBA.
Në arenën ndërkombëtare, Trump mori telefonata urimi edhe nga presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa bisedat u fokusuan jo vetëm te ditëlindja, por edhe te zhvillimet e fundit gjeopolitike.
Ditëlindja e 80-të e Trumpit përkoi me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe me organizimin e eventit të madh “UFC Freedom 250” në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump është presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që mbush 80 vjeç gjatë kohës që ushtron detyrën, duke e kthyer këtë ditëlindje në një moment me simbolikë të veçantë politike dhe personale.






