
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie, ku u përfshinë edhe disa anëtarë të familjes së tij.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Najzi Meka”, ku konflikti ka përshkallëzuar në përplasje fizike mes Mulosmanit, tre vëllezërve të tij dhe një nipi.
Në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, mes tyre ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe vëllezërit e tij.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes familjarëve.






