Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, , ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë.

Vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, ku u shqyrtuan dy data të mundshme, 31 maji dhe 7 qershori.

“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve, kam vendosur që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor”, deklaroi Haxhiu.

Në takim morën pjesë 15 nga 17 partitë e ftuara, ndërsa shumica e tyre u shprehën në favor të datës 7 qershor.

Edhe kreu i , , konfirmoi se shumica e subjekteve politike mbështetën këtë datë.

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri, duke e futur vendin në një tjetër cikël elektoral brenda një periudhe të shkurtër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu