
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë–Durrës, duke njoftuar hapjen e plotë të segmentit të zgjeruar deri te mbikalimi i Rinasit.
Në terren ishin gjithashtu ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli. Projekti përfshin dy faza të përfunduara të punimeve nga kthesa e Kamzës deri në dalje të Rinasit.
Sipas ministrit Karakaçi, në këtë segment janë shtuar dy korsi të reja, ndërsa teknologjia e përdorur aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Ai theksoi se bëhet fjalë për rreth 7 kilometra të kontraktuara, ku aktualisht kanë përfunduar dy fazat e para dhe vijon puna për fazën e tretë, nga mbikalimi i Rinasit deri në Laknas.
Nga ana e tij, Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si dhe për segmentet e Korridorit Blu, përfshirë Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier. Ai shtoi se në javët në vijim pritet të shpallet edhe fituesi për segmentin Milot–Balldren.






