
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 39-vjeçarit Ervin Mata në Brazil, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine.
Mata është kapur teksa po rrinte në një lokal në një zonë turistike në São Paulo.
Burime bëjnë me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit dhe u është prezantuar autoriteteve si shtetas paraguaian, në përpjekje për të fshehur identitetin.
39-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2023, i dyshuar për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete.






