Një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 26 maj në Tiranë, pas tensioneve të fundit lidhur me kërkesën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Thirrja është bërë nga aktivisti Mevlan Ademi, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të bashkohen në protestën që do të mbahet në orën 17:00.

“Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më 26 maj mblidhemi në Tiranë në orën 17:00 dhe pas saj në Prishtinë, e më pas, bashkë si ‘të paedukatë’ që na quajnë, do të rikthehemi sërish në Shkup, kësaj here para Qeverisë që shkel mbi të drejtat tona me arrogancë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk do të heshtim. Gjuha shqipe nuk negociohet”, shkruan Ademi.

Reagimi vjen pas protestave të zhvilluara në Shkup nga studentët shqiptarë, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në ditët e fundit janë raportuar edhe incidente me përmbajtje anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke rritur tensionet mes komuniteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu