Qindra persona në lindje të Rusisë janë vendosur në karantinë pas vdekjes së një punonjëseje të një instituti kërkimor kundër murtajës në Siberi, ndërsa rasti po ngre shqetësime për një rast të dyshuar të murtajës pulmonare.

Sipas Channel 4 News, viktima është identifikuar si Darya Shipolova, punonjëse e Institutit Kërkimor Kundër Murtajës. Personat që dyshohet se kanë pasur kontakte me të po izolohen si masë parandaluese.

Viktima

Ende nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për një shpërthim të murtajës pulmonare. Pikërisht për këtë arsye raportimi britanik ngre pyetjen nëse Siberia po përballet realisht me këtë sëmundje, ndërsa autoritetet ruse deklarojnë se situata është nën kontroll.

Rasti merr një dimension më të madh pas reagimit të presidentit amerikan Donald Trump. Ai deklaroi se situata përbën një “problem të madh për Rusinë” dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmë.

“Është një sëmundje e rëndë”, tha Trump, duke shtuar: “Do t’i ndihmojmë. Kushdo që ka një problem të tillë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë.”

Vdekja e punonjëses dhe izolimi i personave që mund të kenë pasur kontakt me të kanë shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për një epidemi apo përhapje të gjerë të murtajës në popullatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu