
TIRANË – Vendimi ekstrem i Agait për të çuar në televotim kokë më kokë Adin dhe Mozën ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga publiku, duke çuar deri në bllokimin e faqes së votimit.
Pas tensioneve dhe ofendimeve të forta mes dy fermerëve, produksioni vendosi që njëri prej tyre të largohet brenda natës, duke ia lënë në dorë publikut vendimin final.
Menjëherë pas hapjes së votimit në platformën voto.vizionplus.tv, interesi i lartë i ndjekësve ka bërë që faqja të dalë jashtë funksionit, duke shfaqur mesazhin “508 Insufficient Resource”, që tregon mbingarkesë të sistemit.

Adi e cilësoi vendimin si të drejtë, duke thënë se ka dy rrugë: ose të vazhdojë i qetë në garë, ose të largohet nga shtëpia. Ndërsa Moza u shpreh mirënjohëse, duke theksuar se nëse largohet, Adi do t’i mungojë.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se kur do të rikthehet funksionaliteti i faqes së votimit dhe si do të vijojë procesi, në një moment kur interesimi i publikut ka arritur kulmin.



