
TETOVË – Një rast jo i zakonshëm është regjistruar në zonën e Tetovës, ku një 66-vjeçar është ndaluar nga policia teksa drejtonte një mjet bujqësor pa leje drejtimi.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në rrugën lokale Tetovë–Vollkovi, pranë fshatit Bërvenicë, ku efektivët e SPB Tetovë kanë ndaluar shtetasin B.R., nga fshati Jançishtë.
Sipas policisë, ai po lëvizte me një traktor tip “Ferguson” me targa të Tetovës, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Për pasojë, traktori i është konfiskuar në vend, ndërsa ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.
Rasti ka tërhequr vëmendje për natyrën e tij, pasi zakonisht shkelje të tilla lidhen me automjete, por këtë herë protagonisti ishte një mjet bujqësor.



