Komisioni Europian ka konfirmuar se qeveria shqiptare i ka dhënë garanci Brukselit se projekti turistik prej rreth 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me biznesmenin amerikan Jared Kushner, do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë mjedisor dhe do të respektojë standardet e Bashkimit Europian.

Sipas Euronews, deklarata u bë nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila theksoi se autoritetet shqiptare kanë siguruar Komisionin se procedurat do të zhvillohen në përputhje me kërkesat europiane për mbrojtjen e mjedisit.

Projekti, i planifikuar në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, ka shkaktuar debate dhe protesta në Shqipëri për shkak të ndikimit të mundshëm në një zonë me vlera të veçanta ekologjike.

Kos nënvizoi se e drejta për të protestuar është një liri themelore në Bashkimin Europian dhe në vendet aspirante, ndërsa rikujtoi se procesi i integrimit të Shqipërisë monitorohet vazhdimisht në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen e mjedisit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu