Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pas shfaqjes së një arkivoli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen një akt të turpshëm dhe të papranueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se personat që sollën arkivolin në bulevard janë mbështetës të Partisë Demokratike në Durrës dhe i atribuoi përgjegjësinë politike Sali Berishës.

“Personat që sollën në bulevard një arkivol qenkan mbështetës të Partisë Demokratike Durrës. Sali Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm edhe 28 vite më parë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari. Tallja me qefinin nuk përputhet me zakonet shqiptare dhe as me traditat fetare, qoftë islame apo të krishtera”, shkroi Balla.

Sipas tij, zakonet shqiptare dhe respekti për simbolet e vdekjes nuk e lejojnë të japë një përgjigje të ngjashme ndaj Berishës.

Reagim pati edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili publikoi pamje nga protesta dhe e cilësoi arkivolin simbol të vdekjes, duke dënuar përdorimin e tij në manifestim.

“Arkivoli nuk është poezi. Arkivoli, kudo në botë, ka vetëm një kuptim: vdekjen. Kjo është përtej urrejtjes dhe shpreh ekstremizëm të dhunshëm”, u shpreh Braçe, duke shtuar se skena të tilla nuk kanë lidhje me vlerat e demokracisë evropiane.

 

I çojnë xhenazenë te dera për ditëlindje. Protestuesit: arkivoli politik i Ramës

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu